Portieri i përfaqësueses së Kosovës pranë transferimit në Serie A

Kosova | 1 vit më parë

Një portier i ri për Sassuolon. Sipas Corriere dello Sport, klubi italian është afër nënshkrimit me Arijanet Muric, portierin kosovar, i cili iu bashkua Ipswich Town gushtin e kaluar.

Gazeta raporton se është arritur një marrëveshje paraprake në lidhje me një huazim me opsion blerjeje me vlerë rreth 10 milionë euro.

Portieri i përfaqësueses së Kosovës, Muric (26 vjeç) filloi karrierën te ekipet e të rinjve të Zurich përpara se t’i bashkohej Manchester Cityt në vitin 2016. Gjatë karrierës së tij ai luajti për NAC Breda, Nottingham Forest, Girona, Willem II, Adana Demirspor dhe Burnley.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme