Portugali-Danimarkë, Martinez: Presion? Jam trajner që nga 2007, më kanë rënë flokët…

Futboll Bota | 2 vite më parë

Roberto Martinez, trajneri i Portugalisë, ka folur në prag të ndeshjes kundër Danimarkës, në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kombeve. Nis gjithçka nga 1-0 për skandinavët, të firmosur nga Hojlund.

Por portugezët tani kanë shansin ta luajnë para tifozëve të tyre, në José Alvalade në Lisbonë. Në lojë është gjysmëfinalja e Ligës së Kombeve, por jo vetëm kaq. Rezultati i ndeshjes do të përcaktojë se në cilin grup kualifikues të Botërorit do të përfundojnë dy skuadrat. Fituesi do të gjendet në një grup me Hungarinë, Irlandën dhe Armeninë. Humbësim ndaj Greqisë, Skocisë dhe Bjellorusisë.

Për ndeshjen e parë – “Performanca jonë kundër Danimarkës ishte e dobët, por kundër një ekipi të fortë që luajti mirë. Ata janë agresivë dhe shtypin lart. Ndeshja e dytë është në shtëpi, këto janë ndeshjet që na pëlqejnë dhe jemi krenarë t’i luajmë”.

“Ne duhet të përmirësohemi shumë, por është vetëm një çështje e rregullimit të asaj që bëmë në nëntor. Në Danimarkë nuk kemi treguar identitetin tonë, nuk kemi pasur intensitet”.

Trajneri i përgjigjet pyetjes për presionin që do të ketë për përzgjedhjen. “Kam filluar të stërvis në vitin 2007, më kanë humbur flokët dhe shumë gjëra kanë ndryshuar. Por kjo është pjesë e pozicionit tim. Dua më të mirën për Portugalinë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme