Prapaskena / Arteta paguan 130 mln £ për Alvarez vetëm me një kusht

Në Angli janë të bindur se Arsenal nuk ka mbyllur ende merkaton dhe se është gati që të shpenzojë shifra të rëndësishme.
Sipas raportimeve të shtypit britanik Mikel Arteta është një admirues i vjetër i sulmuesit argjentinas dhe për shërbimet e tij është gati të paguajë 130 milion stërlinat e kërkuara nga Atletico Madrid.
Në këtë histori trajneri spanjoll ka vendosur një kusht, i cili do të jetë kryesor. Arteta kërkon të kuptojë nëse Alvarez është i bindur për këtë transferim. Spanjoll kërkon që të evitojë situata të sikletshme në të ardhmen dhe tani kërkon që të kuptojë nëse sulmuesi i Atletico-s do të transferohet në “Emirates” me dëshirën për të qëndruar gjatë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




