Prapaskena/ Asllani nuk shkoi tek Bologna pasi kërkonte garanci për vendin e titullarit dhe 2 mln euro në vit

Kristjan Asllani nuk shkoi tek Bologna për shkak të kushteve që i kishte vendosur klubit në fjalë. Sipas ekspertëve të merkatos italiane Interi dhe Bologna kishin rënë dakord për gjithçka por kushtet e vendosura prej mesfushorit bënë që ky transferim të mos finalizohej.
Sipas “SportItalia” Asllani kërkonte nga Bologna një pagë vjetore prej 2 milionë eurosh ndërsa gjithashtu ai i kishte kërkuar trajnerit një vend fiks në formacion.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




