Prapaskena e dy standardeve në Barcelonë, Flick u urdhërua që të mos ndëshkonte Yamal siç bëri me Rashford

Spanjë | 1 vit më parë

Ndeshjet me Girona-n dhe Olympiakos-in e Pireut nuk janë aspak të lehta për tu përgatitur nga Hansi Flick, i cili gjatë gjithë konferencës së dejshme për shtyp kaloi duke tentuar që të shpejgonte për atë çfarë kanë shrkuar mediet në 24 orët e fundit.

Siç dihet gjermani është akuzuar për standarde të dyfishta në drejtimin e ekipit. Sipas shtypit iberik Flick është detyruar prej eprorëve të tij që të aktivizonte që nga minuta e parë Yamal në ndeshjen përballë PSG-së edhe pse lojtari ishte paraqitur me vonesë në stërvitje.

Për të njëjtën “shkelje”, Rashford u dënua në shtator pasi në takimin kundër Getafe-s nuk ishte mes titullarëve pasi kishte mbërritur me vonesë në njërën prej stërvitjeve të mbajtura pak ditë para ndeshjes.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme