Prapaskena/ Ja përse Kumbulla nuk u rikthye te Espanjoli

Mediet spanjolle janë të bindura se Majorka nuk ka qenë në krye të listës së preferencave të Marash Kumbullës. Tranferimi i tij tek Majorka duket se është ndikuar plotëisht nga pretendimet financiare të vetë lojtarit dhe klubit që i zotëron kartonin.
Pretendimet e Kumbullës sa i përket pagës vjetore nuk kanë trembur Majorkën, por për Espanjollin nuk mund të thuhet e njëjta gjë pasi po kalon një situatë të vështirë financiare.
Klubi katalan humbi në këtë garë pasi Roma kërkonte që të largonte definitivisht Kumbullën. Edhe në këtë drejtim Majorka u tregua e gatshme që të plotësonte dëshirën e klubit italian pasi futi në kontratë edhe klauzolën, e cila e detyron ta blejë mbrojtësin vitin që vjen për 8 milionë euro.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




