Prapaskena/ Tonali firmosi një kontratë të re me Newcastle gjatë kohës kur ishte i dënuar për shkak të basteve

Tabloidët në britani kanë zbuluar se Sandro Tonali, gjatë kohës që shleu dënimin që mori për bastet e vendosura në Itali, ka firmosur një tjetër kontratë me Newcastle.
Siç dihet akordi i italianit me klubin anglez skadonte në 2029-ën, por palët kanë vendosur që të shtyjnë këtë afat në 2030-ën duke firmosur vitin e kaluar një kontratë të re. Italiani ndihet mjaft mirë në Angli ndërsa nuk i është dashur shumë kohë që të ambientohet me futbollin në ishull. Tonali vuajti një dënim të konsiderueshëm pasi u pezullua nga aktivitetet sportive plot 12 muaj.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




