Premier League: Chelsea dhe Arsenali barazojnë, Manchester United dhe Liverpool kthehen te fitoret

Ndeshja e madhe midis Chelseat dhe Arsenalit në javën e 13-të të Premier League përfundoi 1-1. Pas kartonit të kuq të Caicedos (38′), Blues çuditërisht kaluan në epërsi me anë të Chalobah (48′), më pas Merino barazoi në minutën e 59-të.
Në minutat në vazhdim, bardhekuqtë u përpoqën, por vendasit u mbrojtën mirë. Ndeshja përfundoi në barazim 1-1, me ekipet që ndanë pikët: Arsenali u ngjit në 30 pikë, pesë përpara Manchester Cityt të vendit të dytë dhe gjashtë përpara Chelseat të vendit të tretë, i cili ka 24 pikë.
Në ndeshjet e tjera, Manchester United dhe Liverpool u rikthyen te fitoret. Djajtë e Kuq mposhtën Crystal Palace 2-1, ndërsa ‘Reds’ triumfuan 2-0 në fushën e West Ham.
Aston Villa mposhti Wolverhampton Wanderers 1-0 dhe Brighton 2-0 në transfertë kundër Nottingham Forest.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



