Premier Liga, Çelsi dhe Liverpuli fitojnë në shtëpi

Java e 16-të e Premier Ligës angleze nis me një fitore në shtëpi për Çelsin e Enzo Marescës. “Blutë” e Londrës mposhtën Evertonin 2-0 në “Stamford Bridge”, duke u rikthyer te fitorja falë golave të Palmer dhe Malo Gusto.
Çelsi fitoi dhe u ngjit në kuotën e 28 pikëve, duke u rikthyer te suksesi në Premier League pas pothuajse një muaji. Everton mbetet në 24 pikë.
Liverpuli gjithashtu rifitoi tre pikët falë një fitoreje 2-0 ndaj Brighton në “Anfield”. Salah u rikthye në fushë nën duartrokitjet e tifozëve dhe dha një asist, ndërsa Ekitike shënoi dy gola në suksesin e “të kuqve”.
Pas këtij suksesi Liverpuli shkon 26 pikë, ndërsa. Brighton mbetet me 23 pikë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




