Presidenti i FSHF-së, Armand Duka inauguron tribunën e re moderne në stadiumin e Vorës

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, inauguroi tribunën e re moderne në stadiumin e Vorës, një investim i rëndësishëm i FSHF-së në bashkëpunim me Bashkinë Vorë, pak para nisjes së ndeshjes së kampionatit “Abissnet Superiore” mes Vorës dhe Vllaznisë.
Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë edhe Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, si dhe Kryetari i Bashkisë Vorë, Blerim Shera, të cilët vlerësuan këtë investim që i jep një tjetër standard infrastrukturës sportive në Vorë.
Para nisjes së ndeshjes, Presidenti Duka, ministri Gonxhja dhe kryetari Shera takuan lojtarët e dy skuadrave në fushën e lojës dhe zbuluan edhe pllakën e inaugurimit të tribunës së re.
Tribuna e re qendrore ofron kushte moderne për zhvillimin e ndeshjeve dhe për pritjen e tifozëve, duke përfshirë ambiente të rinovuara për ekipet, stafet teknike dhe median, sipas standardeve të UEFA-s.
Ky investim është pjesë e strategjisë së Federatës Shqiptare të Futbollit për zhvillimin e infrastrukturës sportive në të gjithë vendin, duke krijuar kushte më të mira për klubet, futbollistët dhe komunitetin, si dhe duke ndihmuar në rritjen e cilësisë së futbollit shqiptar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




