Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella shtrohet në spital, i nënshtrohet një operacioni në zemër

Europë | 2 vite më parë

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella është shtruar mbrëmjen e sotme (15 prill) në një spital në Romë ku i është nënshtruar një operacioni për implantimin e një stimuluesi kardiak.

Sipas burimeve nga mediat italiane,  bëhet fjalë për një ndërhyrje të planifikuar që nuk shkakton asnjë shqetësim.

Kreu i shtetit qëndroi plotësisht aktiv deri në fund. Vetëm pak orë më parë ai kishte pritur në kryeministrin e Malit të Zi Milojko Spaji.

Ndër të parët që komentoi ishte Presidenti i Senatit Ignazio La Russa në rrjetet sociale: “Hajde President, kthehu së shpejti. Ju presim”.

Ndërsa kryeministrja Meloni tha se “Italia e pret së shpejti, me forcën dhe përkushtimin e tij.”

Po ashtu politikanë të shumtë italiane i kanë uruar Presidentit Mattarella urim sa më të shpejtë.

“Eja President, të gjithë me ty”, shkruan Matteo Renzi në X.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme