Presidenti i Lille prish planet e Juventusit: Zhegrova nuk largohet

Juventusi është përballur me një pengesë të papritur në lidhje me Edon Zhegrovën. Presidenti i Lille ka bërë disa deklarata të rëndësishme që duket se e mbyllin përfundimisht transferimin e lojtarit kosovar te bardhezinjtë.
“Edon Zhegrova do të qëndrojë me ne këtë sezon,” sqaroi Olivier Letang në prag të ndeshjes së Ligue 1 kundër Monacos. “Nuk kam marrë asnjë ofertë. Mediat italiane kanë tendencë të ekzagjerojnë: nuk ka asnjë marrëveshje apo negociata në zhvillim e sipër.”
“E njoh shumë mirë Damien Comollin dhe kemi folur disa herë që kur ai mori drejtimin e Juventusit,” vazhdoi ai, duke kujtuar kontaktet që kishte pasur me Juven ditët e fundit. “Pati disa shkëmbime disa javë më parë, dhe dera ishte ndoshta më e hapur atëherë, por sot qëndrimi im është i qartë: Edoni qëndron.”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



