Presidenti iranian: Sulmet izraelite ndaj Libanit ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, tha se sulmet e Izraelit ndaj Libanit janë një shkelje flagrante e marrëveshjes së armëpushimit SHBA-Iran dhe se vazhdimi i tyre do t’i bënte negociatat të pakuptimta.
“Ndërhyrja e përsëritur e Izraelit në Liban është një shkelje flagrante e marrëveshjes fillestare të armëpushimit. Ky është një shenjë e rrezikshme mashtrimi dhe mungese angazhimi ndaj marrëveshjeve të mundshme. Vazhdimi i këtyre veprimeve do t’i bëjë negociatat të pakuptimta. Gishtat tanë mbeten në këmbëz. Irani nuk do t’i braktisë kurrë motrat dhe vëllezërit e tij libanezë”, thuhet në deklaratën e tij.
SHBA-të dhe Izraeli pohojnë se armëpushimi dyjavor nuk shtrihet në Liban, ku ushtria izraelite ka nisur dje një nga sulmet e saj më të ashpra ajrore.
Irani dhe Pakistani, të cilët ndërmjetësuan armëpushimin, thonë se Libani është i përfshirë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




