Presidenti Trump: Brenda dhjetë muajve ndalova tetë luftëra, përfshi konfliktin Kosovë-Serbi

Botë | 11 muaj më parë

Gjatë një tubimi elektoral në Pensilvani,presidenti amerikan Donald Trump përsëriti deklaratat se administrata e tij ka ndërprerë disa konflikte nëpër botë, përfshirë edhe tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Brenda dhjetë muajve kam ndalur tetë luftëra, duke përfshirë atë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë,” tha Trump para mbështetësve të tij, pa dhënë detaje shtesë mbi këto pretendime. Kjo nuk është hera e parë që ai e përmend këtë çështje, edhe më herët, përfshirë në Strategjinë e Sigurisë Kombëtare të administratës së tij, Trump e ka cilësuar “ndaljen e një konflikti mes dy vendeve” si një histori suksesi.

Deklaratat e tij lidhen me ngjarjet e vitit 2020, kur në Shtëpinë e Bardhë u nënshkrua marrëveshja për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë, në prani të Trumpit. Dokumenti u nënshkrua nga Avdullah Hoti i cili mbante asokohe detyrën e Kryeministrit dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, por nuk përfaqësonte një marrëveshje paqeje apo ndalje konflikti ushtarak, pasi Kosova dhe Serbia nuk kanë qenë në gjendje lufte.

Deklaratat e reja të Trump pritet të nxisin sërish debat rreth rolit të tij në dialogun Kosovë–Serbi dhe interpretimit të marrëveshjes së vitit 2020.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme