Prezantohet presidenti i klubit, Gramozi në një epokë të re

Një epoke e re po nis për Gramozin, skuadër që aktualisht militon në Kategorinë e Tretë. Një president italian ka ardhur në krye të klubit kolonjar, me synimin për ta ringritur ekipin në majat e futbollit shqiptar.
Lajmin e ka bërë publik kryetari i Bashkisë me anë të një postimi në faqen zyrtare.
“Dakortësuam me Gerardo Masucci, për ringritjen e ekipit, forcimin e ekipeve të moshave, ngritjen e një akademie futbolli si dhe strukturave hoteliere për ekipet stërvitore. Gerardo, tashmë president i ekipit nis një rrugë plot shkëlqim, tek i cili skam rreshtur së kërkuar zgjidhjen më me dinjitet në vend të një lëmoshe trajtimi shtetërore që bashkia mund të ofrojë! E mbarë rruga e bukur e këtij ekipi!”, shkruan kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




