Prezantohet “Ylli”, asistenti i parë virtual për fermerët, Rama: Do të ofrojë informacion, orientim dhe asistencë në kohë reale

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar “Yllin” asistenin e parë virtual që do t’i vijë në ndihmë fermerit shqiptar dhe që është pjesë e Portalit për Fermerin.
Kreu i qeverisë bëri me dije se “Ylli” do të ofrojë informacion, orientim dhe asistencë në kohë reale për fermerët.
Ai theksoi se, asistenti i parë virtual i fermerit shqiptarë do ndikojë drejtpërdrejtë në bujqësi duke e bërë atë më modern, më të aksesueshme dhe më pranë standardeve europiane.
“‘Ylli’ përmes Inteligjencës Artificiale dhe në gjuhën shqipe, do të ofrojë informacion, orientim dhe asistencë në kohë reale për fermerët, duke e bërë bujqësinë më moderne, më të aksesueshme dhe më pranë standardeve europiane”, shkruan Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




