Pritet shi i fortë dhe rrufe, moti i keq vë në rrezik Çmimin e Madh të Miami-t

Edhe koha e keqe duhej. Muaji prill i privoi të apasionuarit e Formulës 1 – për arsye “politike” – nga dy gara të parashikuara në kalendar. Fillimi i majit duhej të koincidonte me rikthimin në pistë, por që tashmë është vënë në dyshim, sepse të dielën në Miami pritet një furtunë, e shoqëruar me rrufe.
Parashikimi i motit nuk është aspak inkurajues. Për të premten dhe të shtunën do të ketë diell dhe temperatura verore, ndërsa për ditën e garës rreziku i kohës së keqe është rreth 70%. Rregullat në fuqi në Florida imponojnë pezullimin e eventeve sportive në ambiente të hapura, nëse ka rrufe në qiell.
Për momentin, Çmimi i Madh i Miami-t mbetet i konfirmuar, si për provat e lira, ashtu edhe për “Sprint Race” dhe garën përmbyllëse. Në këtë garë hyjnë në fuqi edhe rregullat e reja që janë miratuar me qëllimin për të përmirësuar sigurinë e pilotëve. Mes tyre është edhe ndalimi i “Boost Mode” në terren të lagësht.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




