Problemet me shikimin, nxënësit në periferi kanë sy më të shëndetshëm

Një në tetë fëmijë ka probleme me shikimin. Në këtë përfundim kanë dalë mjekët pas kontrollit të deritanishëm në 19.500 nxënësve të shkollave të Tiranës, Kamzës dhe Vorës, por me një dallim shumë thelbësor mes zonave.
Fëmijët në zonat periferike i kanë sytë më të shëndetshëm se fëmijët e kryeqytetit.
“Ajo që kemi konstatuar për fat të keq është së fëmijët e shkollave të kryeqytetit kanë më shumë probleme në shikim se fëmijët e shkollave në zonat periferike. Kështu në një klasë me 33 nxënës në zonat rurale, dalin 1-3 fëmijë me probleme në shikim ,ndërsa në zonat urbane në një klasë të tillë ka mbi 10-15 fëmijë me probleme .Fëmijët në zonat rurale dhe periferike qëndrojnë më gjatë jashtë duke luajtur në natyrë dhe hapësira të gjelbra, ndryshe nga fëmijët në zonat urbane të cilët qëndrojnë të mbyllur dhe larg dritës natyrale“, u shpreh mjekja e shkollë Brikena Limaj.
Mjekja tregon problemet e heshtura që janë kapur në shikimin e fëmijëve duke fajësuar për këtë qëndrimin për orë të tëra para ekraneve
“Disa nga problemet janë miopia, syri dembel, distrofia e të tjera të cilat kanë ardhur si pasoje e qëndrimit të gjatë përpara ekraneve dhe teknologjisë”, shton ajo.
Simptomat sipas mjekëve nuk janë vështira për tu dalluar si nga prindërit ashtu edhe nga mësuesit.
“Shtrëngimi i syve, përpëlitja e qepallave, zgjatja e kokës përpara bankës për të kapur atë çfarë është shkruar në tabelë, nervozizmi e të tjera”, shton mjekja.
Qëndrimi jashtë është ilaçi për sy të shëndetshëm.
Programi i kontrollit të shikimit në shkolla që po kryhet nga Ministria e shëndetësisë ka hyrë në vitin e tretë dhe sipas mjekëve shumë nxënësve u është korrigjuar shikimi. Të dhënat do të edhe elektronikisht.
Nisma e ministrisë së shëndetësisë synon kapjen në kohë të problemeve tek fëmijët deri në moshën 14 vjeç.
Gazetare: Sonila Mlloja
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




