Projekti “Auto Moto Park Albania”/ Ministri Blendi Gonxhja takon në Abu Dhabi shefin e pistës ikonike “Yas Marina Circuit”

Formula 1 | 1 vit më parë

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, është takuar me shefin e ekzekutivit të “ETHARA”-s, Saif Rashid Al Noaimi, i cili menaxhon pistën ikonike të Formula 1, “Yas Marina Circuit”.

Ky takim u mbajt në kuadër të shkëmbimit të eksperiencave dhe bashkëpunimit teknik mbi projektin “Auto Moto Park Albania”, nismë strategjike kjo, e cila po merr formë në Elbasan dhe që synon të pozicionojë Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të sporteve motorike.

Ashtu si Yas Marina Circuit për Abu Dhabin, edhe Auto Moto Park Albania pritet të shndërrohet në një qendër të rëndësishme rajonale për sportet motorike, turizmin dhe industrinë e eventeve, një gjenerator i ri zhvillimi dhe promovimi turistik për vendin dhe rajonin.

Ky bashkëpunim përfaqëson një hap domethënës drejt ndërtimit të një platforme moderne që do të nxisë inovacionin, do të fuqizojë sportin shqiptar dhe do të vendosë Shqipërinë në një dimension të ri të zhvillimit sportiv e ekonomik.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme