Prokofiev dhe Rachmaninoff në TKOB, Një mbrëmje e veçantë muzikore me veprat e dy kompozitorëve
Skena e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit do te mireprese nje mbremje koncertore të veçantë kushtuar dy prej kompozitorëve më të mëdhenj të repertorit simfonik.Koncertin për piano nr. 2 në Sol minor, op. 16 të Sergei Prokofiev dhe Simfoninë nr. 2 në Mi minor, të Sergei Rachmaninoff, dy vepra që spikasin për fuqinë dramatike dhe pasurinë e ngjyrave orkestrale.
Në piano do të interpretojë Kostandin Tashko, ndërsa orkestrën e TKOBAP-së do ta drejtojë dirigjenti Sergio Alapont.
“Për mua është kënaqësi që të vi TKOBAP dhe të luaj me orkestërën e TKOBAP, dhe pikërisht në këtë okazion të luaj koncertin nr.2 të Sergei Prokofiev I cili është një concert spektakolare për piano dhe orkstër. Jo shumë I njohur për publikun këtu në Shqipëri, por jam vërtetë kurioz për të parë se si do pritet dhe nga publiku”
Më 17 mars, ora 19:00, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë një mbrëmje që premton emocione të forta dhe një përjetim të veçantë artistik
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




