Protesta e inxhinierëve, Beqaj: Të hiqet licenca, të marrin përgjegjësi për projektimet e tyre

Sekretari i Përgjithshëm i Inxhinierëve Konsulentë Gëzim Beqaj i ftuar në RTSH24 ka deklaruar se është vetë ligji që e përcakton formimin e Urdhrit të Inxhinierëve.
Sipas Beqajt, ashtu si është urdhri i infermierëve apo farmacistëve ashtu përcaktohet nga ligji edhe për Urdhrin e Inxhinierëve.
“Ky ligj i vitit 2009 në nenin numër 5 shpjegon se cilat quhen profesione të rregulluara, stomatologët, infermierët, farmacistët, dhe në fund thotë inxhinieri. Pra, e thotë ligji! Jemi detyruar ta bëjmë sipas ligjit. Ligji prevalon mbi gjithçka”, është shprehur Beqaj.
Beqaj vuri në dukje se duhet një ligj i veçantë për profesionin e inxhinierit, pasi nevojitet përgjegjësi.
Sipas Beqajt, firmat sot “hidhet firma kuturu dhe ai që përfiton shërbimin tonë është qytetari por duhet garantuar, se nuk është i sigurt sot”.
“Sistemi i licensimit është në moszbatim të ligjit, por të shkojmë në Gjykatë Kushtetuese rrëzohen të gjitha ato licenca që janë dhënë sot.
Ne themi që licenca e kufizon inxhinierin.
Licenca nuk do të ketë, por çdo anëtar i Urdhrit do të konkurrojë me dijen e tij, me shërbimin tënd në treg do konkurrosh me përgjegjësinë tënde në treg. Sot nuk ka përgjegjësi, firmos inxhinieri bie rruga, shembet shkolla, digjet banesa nga zjarri ku është përgjegjësia e inxhinierit.
Urdhri duhet për të mbrojtur inxhinierin por edhe të nxjerrë përgjegjësitë ”, theksoi Beqaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




