Protesta e PD, hidhen fishekzjarrë e molotovë ndaj Kryeministrisë, Policia: Ndaloni, po dëmtoni efektivët

Aktualitet | 8 muaj më parë

Molotovë dhe fishekzjarrë janë hedhur në drejtim të kryeministrisë gjatë protestës së Partisë Demokratike. Protestuesit kanë injoruar  thirrjet e policisë për të ndaluar sulmet, duke vijuar goditjet drejt godinës qeveritare.

“Ndaloni sulmin mbi policinë, po dëmtoni punonjësit e policisë. Përgjegjësit do përgjigjen para ligjit”, bën thirrje policia.

Megjitahtë, protestuesit kanë vijuar me sulmet, duke bërë që policia të përgjigjet duke i shpërndarë me ujë.

Kjo është protesta e tretë kombëtare e PD-së, ndërsa po ashtu edhe në dy protestat e mëparshme janë regjistruar akte të dhunshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme