Tubimi i PD, Neza: Duhet të jemi pro protestave, përmirësojnë jetën e qytetarëve
Analisti Sami Neza ka komentuar protestën e fundit të Partisë Demokratike, duke theksuar se demonstratat e opozitës duhet të trajtohen si një mekanizëm demokratik që synon përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Në studion e emisionit “3D” në RTSH, ai u shpreh se protestat, pavarësisht numrit apo organizatorit, kanë pasur gjithmonë si objektiv adresimin e problematikave të qeverisjes.
“Në të gjithë narrativen që ne ndërtojmë në lidhej me protesta e opozitës, duhet të ndërtojmë një raport etik me to, e kam fjalën në respektin dhe trajtimi e protestave si një avancim i agjendave të cilat në pjesën më të mirë kanë një produkt në favor të qytetarëve shqiptarë. Protestat, kushdo që i bën, në çfarëdolloj numri, që kanë në shënjestër qevrinë këto 10 vitet e fundit, gjithmonë kanë patur si qëllim diçka që kanë synuar të përmirësojnë jetën e qytetarëve shqiptarë”, tha Neza.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




