Protesta e PD, Noka përplaset me policinë: Asgjë nuk e ndal marshimin tonë

Politikë | 6 muaj më parë

Deputeti demokrat Flamur Noka, i pranishëm në protestën e opozitës, është përfshirë në një përplasje me Policinë e Shtetit, duke i kërkuar që të mos ndalojë marshimin drejt Ministrisë së Brendshme.

Gjatë protestës, ai deklaroi se e drejta e protestës është një e drejtë kushtetuese dhe akuzoi urdhër-dhënësit e policisë, ndërsa efektivët i cilësoi si “viktima të politikës”.

Sipas tij, marshimi i protestuesve nuk do të ndalet pavarësisht ndërhyrjes së forcave të rendit.

“E drejta e protestës është e drejtë kushtetuese. Në paligjshmëri janë urdhër-dhënësit e tyre, këta policët e thjeshtë janë viktima të bandës së pushtetit. Asgjë nuk e ndal marshimin tonë. Ne u bëjmë thirrje policëve të bashkohen me qytetarët se këta janë të vjedhur sa ç’është çdo shqiptar. Këta janë të vjedhur nga Mirlinda dhe Belinda. Këta punojnë për bukën e gojës, ndërkohë Mirlinda vjedh miliona euro. Dhe ajo rri në shtëpi, këta rrinë e përballen me motrat dhe vëllezërit te tyre. Ndaj u bëj thirrje të hapin rrugën, të mos i shërbejnë Skënder Ballukut, por t’i shërbejnë ligjit. Hapuni. Do vazhdojmë marshimin pa asnjë diskutim.Marshimi është i pandalshëm. Është emëruar drejtor Skënder Bistri apo Skënder Ballukut. Ne do t’ia nxjerrim edhe vilat edhe gjërat që i ka andej nga Farka, po avash- avash, Skënder hajdutit. Kështu që ne nuk na ndalon. Ai është kamikazi politik i regjimit. Dhe të harrojë se mund të ndalojë marshimin tonë”, tha Noka.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme