Protesta e radhës e PD më 17 prill, Berisha: Ftoj shqiptarët të flasin për të ardhmen e tyre në Europë

Partia Demokratike do të zhvillojë protestën e radhës më 17 prill. Kjo u bë me dije nga kryedemokrati Sali Berisha gjatë një konference për shtyp, teksa ftoi qytetarët që t’i bashkohen.
“Ftoj shqiptarët me 17 prill të flasin për veten e tyre, për të ardhmen e tyre në Europë!”, tha Berisha.
Ai akuzoi qeverinë për ndërhyrje të sistemin e drejtësisë dhe për bllokim të procesit të integrimit në BE.
“Shqipëria është e bllokuar, është në vendnumëro, nuk ecën dot përpara. Dhe ky raport është unanim, do miratim unanim. Pra, shqiptarët ta kenë të qartë se Edi Rama me vendimin që mori për të mbrojtur veten e tij duke bllokuar me parlament arrestimin e Lubi Ballukut, bllokoi de facto procesin e integrimit në BE”, u shpreh Berisha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




