Dita e tretë e protestës, qytetarët kundër investimit në Zvërnec, thirrje për anulimin e projektit

Aktualitet | 5 muaj më parë

Ka vazhduar edhe këtë të martë (2 qershor) protesta e qytetarëve që kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec, duke shprehur shqetësimet e tyre për ndikimin që ai mund të ketë në mjedis dhe në pasuritë natyrore të zonës.

Qytetarët u grumbulluan për të tretën ditë në sheshin “Skënderbej” dhe nga aty marshuan drejt Ministrisë së Brendshme dhe më pas drejt Kryeministrisë, ku i kanë bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të anulojë projektin.

Me thirrjen “Nuk ka dialog”, qytetarët iu përgjigjën ftesës së kryeministrit Edi Rama për të bashkëbiseduar me një grup prej tyre.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme