Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e 13-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

Protesta kundër projektit për investimin në zonën e Zvërnecit ka hyrë në ditën e saj 13-të radhazi. Protestuesit janë mbledhur sërish në kryeqytet për të shprehur qëndrimin e tyre kundër investimit të planifikuar ku kanë kërkuar ndryshime rrënjësore politike e ligjore.
Marshimi ka nisur fillimisht me grumbullimin e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, dhe më pas janë drejtuar përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Me pankarta në duar, flamuj dhe thirrje kundër qeverisë e klasës politike në tërësi, demonstruesit u ndalën përpara godinës së Kryeministrisë.
Gjatë fjalimeve të mbajtura përpara zyrës së kreut të qeverisë, organizatorët dhe pjesëmarrësit nuk do të tërhiqen pa marrë përgjigje për pikat e tyre.
Sipas protestuesve në shesh, janë pesë kërkesa kryesore të cilat ata i konsiderojnë si plotësisht të pa negociueshme:
Dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit Edi Rama.
Krijimi i një Qeverie Teknike.
Shfuqizimi i Ligjit për Zonat e Mbrojtura.
Shfuqizimi i Ligjit për Investimet Strategjike.
Anulimi i plotë i projektit të njohur si “Paketa e Maleve”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




