Provimi i klasave të 5-ta, VANAF-i shërben si matës i performancës së mësuesve
Këtë të enjte, 27 mijë nxënës të klasave të pesta iu nënshtruan testimit kombëtar për vlerësimin e arritjeve. Edhe pse ky provim nuk është pengues për kalimin në vitin pasardhës, ai duket se ka tensionuar disi nxënësit, të cilët kanë shpalosur njohuritë e marra në arsimin fillor. Pas provimit, ata janë shprehur se testimi ka qenë i lehtë dhe kanë mundur t’i realizojnë të gjitha pyetjet.
Prindërit dhe gjyshërit janë shprehur të emocionuar për testimin e parë të rëndësishëm të fëmijëve të tyre, nëpërmjet të cilit bëhet kalimi nga cikli fillor në atë 9-vjeçar.
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, në një urim drejtuar nxënësve të klasave të pesta, sqaroi se pikët me të cilat do të vlerësohen në këtë test do të shërbejnë për të analizuar anët e forta, si edhe çfarë duhet të përmirësohet në procesin e mësimdhënies.
Vlerësimi i këtij testimi në tre lëndët bazë gjuhë shqipe, matematikë dhe dituri nuk do të reflektohet në dëftesë. Ai do të shërbejë si matës i performancës së mësuesve dhe shkollave.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




