PS organizon takimin me gratë socialiste për Shqipërinë 2030, Spiropali: Jemi alternativa më e mirë

Me moton “Shqipëria është grua, Europa është grua”, Partia Socialiste organizon sot në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit takimin me “Vajzat dhe gratë socialiste për Shqipërinë 2030”.
Takim ky që i paraprinë hapjes së fushatës për zgjedhjet e 11 majit, po organizohet në të njëjtën kohë në të 12 qarqet e vendit me gratë socialiste.
Në fjalën e saj në këtë takim , Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, njëkohësisht drejtuese politike e PS-së në qarkun e Tiranës, u shpreh se socialistët dinë të rilindin dhe të rinovojnë skuadrat e tyre dhe të kenë gjithmonë alternativa më të mira.
“Është kënaqësi të jemi sot të gjitha bashkë. Sa herë që vendi hynë në zgjedhje kudo shtrohet një pyetje; si ja bëjnë socialistët që fitojnë, cili është sekreti i tyre. Sot që kemi hyrë në periudhën zgjedhore për fitoren tonë të dhjetë me PS besoj se disa përgjigje mund ti japim. PS-ja dinë të rilindin dhe të rinovojnë skuadrën e tyre, duke pasur alternativa më të mira. Kjo na bënë ne që kundërshtarët tanë mos të na mundin tonë. Dhe për herë të parë jam dakord me ata që Edi Ramën dhe PS-në ata nuk e mundin dot”.
Kudo shqiptarët na presin me entuziazëm në masë të madhe, theksoi ajo, sepse ata i besojnë qeverisë socialiste dhe Edi Ramës dhe unë me bindje mund të them që sekreti ynë ky është që në kemi mbështetjen e grave dhe vajzave e gjithë Shqipërisë.
“Ato e dinë që është PS që i ka dhënë atyre një hapësirë të madhe veprimi, drejtimi në çdo nivel organizimi. Është kjo hapësirë që ne e kemi bërë më energjike, më të vërtetë, më të organizuar më prodhimtare për Shqipërinë. Është fakt që në Parlament gratë janë më të besueshme, më aktive për çështjet komunitare dhe këtë e tregojnë dhe raportet që dalin që gratë deputete janë më pranë komunitetit që ato përfaqësojnë. Është fakt që sot në qeveri 50% është e përbërë me gra dhe vajza. Është fakt që këshillat bashkiak janë po 50 % që janë po aq aktive për komunitetin. Është kjo forcë politike dhe lideri i saj Edi Rama që gjatë këtyre vite i ka dhënë këtë hapësirë të madhe grave dhe ato kanë ditur ta shpërblejnë duke dhënë mbështetje masivi. Kjo nuk është garë elektorale si gjithë të tjerat por është garë për Shqipërinë evropiane, për misionin tonë të përbashkët për ta bërë këtë vendin ku fëmijët tanë, të rinjtë e këtij vendi të ndihën të denjtë.
Drejtuesja politike e Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu u shpreh se gratë nuk janë thjesht pjesë e kësaj force politike, por zemra e saj.
Ndaj theksoi ajo, Qarku i Tiranës do të udhëheqë fitoren e Partisë Socialiste me 11 Maj.
“Ne kemi një qëllim të qartë, të sigurojmë 19 mandate për Partinë Socialiste në Tiranë dhe t’I japim asaj një fitore historike! Kjo nuk është vetëm një shifër, është një angazhim përballë qytetarëve tanë. Dhe jemi të bindur se këtë objektiv do ta bëjmë realitet, falë forcës së organizimit, këmbënguljes dhe energjisë së jashtëzakonshme të grave dhe vajzave tona. Ju jeni zemra e kësaj partie. Ju jeni garancia e fitores!” “Unë jam shumë krenare që jam pjesë e të njëjtës skuadër, bashkë me ju. Që ndaj me secilën prej jush në sallë, por edhe jashtë saj, përgjegjësinë e organizimit elektoral të forcës sonë politike, në Tiranën tonë, e cila do të udhëheqë fitoren e dhjetë të Partisë Socialiste. Nuk ka mënyrë më bukur për të nisur këtë fushatë, sesa me ju. Me ju që jeni jo thjesht pjesë e kësaj force, por vetë zemra e saj. Në Partinë Socialiste, në çdo nivel drejtimi, gratë përfaqësohen denjësisht”, tha Manastirliu.
Manastirliu theksoi se përfshirja e gjerë e grave në listën e kandidateve është një shtyllë e rëndësishme në rrugën drejt mandatit të katërt dhe integrimit të vendit në Bashkimin Europian.
“Falë kontributit të çdonjërës prej jush, jo vetëm në Tiranë por anekënd Shqipërisë, Partia Socialiste po shkon drejt fitores së mandatit të katërt. Por nuk është vetëm kaq. Sepse falë kontributit të çdonjërës prej jush këtu e përtej kësaj salle, Edi Rama dhe Partia Socialiste po e çojnë Shqipërinë atje ku gjithmonë e kemi ëndërruar, në familjen e madhe të Bashkimit Europian. Faleminderit nga zemra mbi 1100 drejtueseve të organizatave të PS, faleminderit 12 mijë vajzave dhe grave anëtare të forcës sonë ne Tirane. Eshtë arsye e fortë për të qenë krenare te gjitha bashke. 46% e listës tonë të kandidatëve për deputetë, përbëhet nga gra dhe vajza”, tha Ogerta Manastirliu.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




