PSG bën llogaritë më të dëmtuarit, Dembélé, Doué dhe… Luis Enrique humbin ndeshjet e radhës

Eliminatoret e Botërorit 2026 nuk kanë qenë aspak pozitive për PSG-në, e cila ka humbur shërbimet e dy prej katër sulmuesve të saj dhe me shumë mundësi do të përgatitet që në ndeshjen e radhës të udhëhiqet në fushë nga zëvendëstrajneri.
Pasioni për çiklizmin i ka kushtuar shumë Luis Enrique-s, i cili është operuar në Spanjë pas ka thyer klavikulën duke ushturar sportin e tij të preferuar.
Por nëse prania e trajnerit në fushë është në pikëpyetje për pak ndeshje e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Ousmane Dembélé dhe Désiré Doué. Të dy sulmuesit kanë braktisur qendrën e grumbullimit të Francës pasi janë dëmtuar në ndeshjen kundër Ukrainës.
Në Francë janë të bindur se ish-lojtari i Rennes do të qëndrojë jashtë fushave për 3-4 javë. Ai humb kështu ndeshjen e PSG në Champions me Atalanta-n ndërsa pritet që të mungojë edhe në transfertën e vështirë në “Stade Vélodrome” përballë Marsejës. Stafi i mjekëve do të përpiqet ta rikuperojë lojtarin për ndeshjen e fillim tetorit kundër Barçës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



