PSG është kampion i Francës

Futboll Bota | 2 vite më parë

Paris Saint-Germain është kampion i Francës: ky është verdikti pas fitores 1-0 të parizienëve në Parc des Princes kundër Angers. Skuadrës së Luis Enrique-s, të cilës i nevojitej vetëm një pikë për të fituar titullin e trembëdhjetë në historinë e saj, e siguroi trofeun kur kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje deri në fund falë golit të Doué në minutën e 55-të, të shënuar pas një asistimi nga Kvaratskhelia.

Tani ekziston ëndrra e “Tripletës” për t’u kultivuar, me çerekfinalet e Ligës së Kampionëve që do të luhen dhe finalen e Kupës së Francës me Reims të planifikuar për në fund të majit. Nga ana tjetër, Angers mbetet në 27 pikë dhe do të duhet të sforcohet deri në fund për të mbijetuar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme