PSG në ankth për Dembelé, Luis Enrique: Duhet të jemi të kujdesshëm

Futboll Bota | 12 muaj më parë

Në prag të ndeshjes kundër Le Havre, Luis Enrique përditësoi situatën e Ousmane Dembélé, i cili mbetet jashtë fushave për shkak të një dëmtimi në pulpën e majtë. PSG njoftoi më parë se anësori francez kishte ndjekur një program rikuperimi gjatë periudhës së ndeshjeve të përfaqësueses, por mbetet një pasiguri e madhe në lidhje me kohën e rikthimit të tij, veçanërisht duke pasur parasysh maratonën me tetë ndeshje që i pret parisienët deri në fund të dhjetorit.

Kur u pyet nga mediat për një datë të mundshme rikthimi, trajneri spanjoll mbeti jashtëzakonisht i kujdesshëm: “Nuk e di, nuk jam mjek. Ai po përmirësohet, ndoshta do të jetë në gjendje të bëjë disa ushtrime, por nuk mund t’ju jap asnjë siguri. Duhet të jemi më të kujdesshëm në këto raste. Do ta shohim se si do të ndihet në javët e ardhshme dhe do të vendosim se kur do të kthehet”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme