Publiku në “Zjerm” – Shkodra Elektronike prek zemrat e miliona shqiptarëve dhe europianëve
Teksti, ndërthurja e tingujve tradicional me atë moderne ka bërë që kënga “Zjerm” e Shkodra Elektronike të mbesë si një ndër këngët më të spikatura të Festivalit Europian të Këngës.
Poetja dhe Mësuesja e Gjuhës dhe Letërsisë Marsela Neni shprehet se kënga “Zjerm” ka kaluar në suksese çdo kritik të festivalit. Teksti mbetet pika më e fortë, duke pasqyruar të kaluarën dhe aktualitetin mes fjalëve të zgjedhura më së miri ku Shqipëria përfaqësohet me një frymë të re në këtë Eurovizion.
“Kuptova thellësinë e tekstit dhe orkestrimin e mrekullueshëm, ndërthurjen e traditës me ritmet e bukura elektronike. Mendoj se është një frymë e re që Shqipëria përfaqësohet këtë vit në Eurovizion”, tha Neni.
Teksti i shkruar nga Beatriçe Gjergji është i jashtëzakonshëm. Ai cili përcjell mesazhe mirësie dhe paqeje. Të rinjtë janë ata që e gjejnë veten më së miri në vargjet e këngës “Zjerm” duke u bërë e pranishme në rrjetet e tyre sociale.
“Mendoj se për të rinjtë është si një ujëvare që të freskon shpirtin dhe ta ndez atë”, tha ajo.
Kënga “Zjerm” është pritur me entuziazëm nga spektatori europian dhe ai shqiptar. Mediat e huaja e kanë cituar këtë si një ndër këngët më të bukura te Eurosongut.
RTSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




