Punësimi i gjeneratës Z, të rinjtë flasin për pengesat: Sfidë është mungesa e eksperiencës

Sociale | 1 vit më parë

Të emërtuar si gjenerata Z, disa prej të rinjve, që RTSH pyeti, pohojnë se brezi që ata përfaqësojnë ndjehen të pavlerësuar, nga njëra anë për shkak të pagës dhe nga ana tjetër nga kërkesa që kanë bizneset për eksperienca pune. 

“Kërkojnë eksperiencë pune dhe nuk ka biznese që të pranojë të rinj pa eksperiencë pune. Gjëja e parë që na pyetet është “a ke punuar më parë”, “a ke eksperiencë”, “sa vite ke punuar”. Kur ti tregohesh i sinqertë dhe thua “Jo”, atëherë menjëherë të mbyllen dyert. Kryesisht kjo ndodh në sektorin privat”, u shpreh gjimnazisti Brus Hysenlikaj.

Për studenten e mjekësisë, mungesa e eksperiencës është gjithashtu ngërç, por Sara e ka gjetur një zgjidhje për të ardhmen.

“Pasi mbaron sezoni i provimeve jam përpjekur që të shkojë në mënyrë vullnetare dhe të bëjë praktikë në spitalin e qytetit tim. Kam filluar të zhvillojë empatinë, komunikimin, lidership”, u shpreh studentja e mjekësisë, Sara Kënuti.

Kur pyetet për vetëpunësimin, Megi, studentja e Londrës që vendosi të kthehet në Shqipëri, sfidat i lidh me specifikën që ka profesioni i saj si terapiste dhe neuroshkencëtare.

“Vështirësia për t’u punësuar në Shqipëri për mua ka qenë fakti se nuk ekziston dega ime. Kur unë jam përpjekur t’i shpjegojë kompanisë për t’i ofruara atë që unë mendoj se kanë nevojë nuk ka qenë e vështirë, kanë qenë të hapur”, tha terapistja Megi Koçiaj.

Këto u theksuan gjatë forumit me temë “Sfidat dhe Mundësitë e GenZ në tregun e punës”, aktivitet ku u përfshinë 70 të rinj përballë përfaqësuesve të bizneseve dhe institucioneve publike me shoqërinë civile.

Gazetare: E. Hasanbelli

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme