Punësimi i të huajve, këtë vit në Vlorë rreth 500 kërkesa për leje punësimi

Sociale | 3 vite më parë

37 shtetas nga Sri Lanka i takuam sot në zyrën e emigracionit në Vlorë. Prej afro 7 muajsh ndodhen në Shqipëri dhe punojnë në një fasoneri në Berat.

“Janë me një pagesë e cila është fikse 400 dollarë në muaj nga kompania për të gjithë punonjësit mbulohet akomodimi, ushqimi dhe transporti ne kompani”, tha administratori i fasonerise, Ditjon Kulla.

“Më quajnë Binuka. Jam prej gjashtë muajsh këtu në Shqipëri. Në Sri Lanka kam bërë pothuajse të njëjtën punë, në fabrikë. Më pëlqen këtu. Marr një pagë dhe detyrimet e tjera janë të paguara. E ardhmja? Ndoshta edhe këtu”, tha njeri prej punonjësve.

“Quhem Alin Poshuar. Jam këtu prej shtatë muajsh. Punoj si teknik dhe operator makine. Është e ngjashme me punën në Sri Lanka. Ndihem mirë. Jam i kënaqur me kushtet e punës. Kam shumë dëshirë të qëndroj dhe rinovoj edhe në të ardhmen lejet e qëndrimit”, tha një punonjës tjetër.

“Jam nga Sri Lanka. Kam mbërritur në Shqipëri përmes një agjencie rekrutimi. Punoj në një fasoneri. Jam i kënaqur, dhe ndoshta mund të qëndroj përgjithmonë këtu, pasi njerëzit e gjithçka tjetër është shumë mirë këtu. Sot po aplikoj për zgjatjen e lejes së qëndrimit”, tha një tjetër punonjës ngs Sri Lanka.

Procedurat e punësimit janë brenda ligjeve të dy shteteve. Sot po aplikojnë për zgjatjen e lejes së qëndrimit. Në katër muajt e parë të këtij viti në zyrën e emigracionit Vlore kane aplikuar për leje qëndrimi dhe punësimi afro 500 të huaj të kombësive të ndryshme. Ky numër pritet të rritet me afrimin e sezonit veror.

Gazetare: N. Spahiu

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme