“Nuk kemi marrë pagën për muajin nëntor”, 150 punonjës të një prej nënkontraktorëve të Bankers në protestë
Rreth 150 punonjës të firmës “Global Energy“, nënkontraktore e Bankers Petroleum, kanë dalë paraditen e kësaj të marte në një protestë pranë zyrave të kompanisë në Fier. Ata thonë se kanë vonesë të pagave për shkak se Bankers nuk ka shlyer detyrimet ndaj Global Energy.
“Për shkak të informacioneve të fundit dhe çfarë thuhet në media dhe ne jemi shumë konfuzë, ne nuk kemi marrë pagat e muajit nëntor. puset janë ndalur… jo sot, jo nesër. kjo është hera e parë që ka vajtur në këtë situatë”, shprehen punonjësit.
Situata ka qenë problematike prej disa muajsh, por nëntori është muaji i parë që kompania nuk mundet të paguajë punonjësit. E megjithatë ajo çfarë i shqetëson më shumë, është vijimësia e kompanisë pas deklaratës zyrtare se dogana ka bllokuar infrastrukturën nxjerrëse të vendburimit të Patos- Marinzës.
“Pagat kemi që një muaj pa i marrë kemi lënë afat një javë dhe s’i kemi marrë. Të gjithë këtu janë me kredi, me borxhe”, shprehet punonjësi.
Sipas një deklarate të shpërndarë nga vetë Bankers të hënën në mbrëmje, bllokimi i veprimtarisë naftënxjerrëse të kësaj kompanie nga doganat ka ardhur si rrjedhojë e pretendimit të mospagesës së akcisëz së holluesit të naftës, rreth 3 miliardë lekë.
Gazetare: N. Spahiu
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




