Qëlluan me 9 plumba me qëllim vrasjen e një personi, Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim babë e bir

Aktualitet | 6 muaj më parë

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasit A.C dhe A.C (babë e bir), të akuzuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Sipas dosjes hetimore, ngjarja e ndodhur rreth një vit më parë, erdhi pas një konflikti të mëparshëm mes të pandehurit A.C (i biri) dhe viktimës H.M. Në këto rrethana, dy të pandehurit dyshohet se kanë bashkëpunuar për organizimin e një prite ndaj viktimës, i cili po lëvizte me motomjet së bashku me nënën e tij, S.M.

Nga hetimet rezulton se të pandehurit, duke lëvizur me dy automjete të ndryshme, kanë ndjekur dhe i kanë zënë pritë viktimës, duke e qëlluar me armë zjarri gjatë lëvizjes. Njëri prej tyre ka qëlluar nga një automjet tip “Toyota”, ndërsa tjetri nga një automjet tip “Mercedes-Benz”, duke përdorur pistoletë dhe armë zjarri.

Sipas Prokurorisë, ndaj viktimës janë shkrepur 9 herë me armë zjarri gjatë incidentit, ndërsa veprimet e të pandehurve kanë rrezikuar seriozisht jetën e tij dhe të personave që ndodheshin pranë.

Materialet procedurale i janë përcjellë gjykatës për shqyrtim, ndërsa Prokuroria Fier thekson angazhimin për ndjekjen penale të rasteve të dhunës së rëndë dhe veprave kundër jetës dhe shëndetit të qytetarëve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme