Rafa Benitez rikthehet në stol, Panathinaikos do të jetë skuadra e 17-të që do të drejtojë

Pritjes 19-mujore për një pankinë të re i erdhi fundi. Rafa Benitez do të jetë tekniku i ri i klubit grek të Panathinaikos-it, i cili do të jetë ekipi i 17-të në karrierën e gjatë të 65-vjeçarit.
Sipas medieve greke Benitez ka gjetur akordin me Panathinaikos mbi një kontratë 2-vjeçare. Momentalisht ekipi grek gjendet në vendin e shtatë të Super League-s greke falë nëntë pikëve të grumbulluara në gjashtë ndeshje.
Sipas gazetës holandeze “De Telegraaf” kontrata e Benitez do të jetë një rekord më vete për kampionatin fqinj pasi presidenti i klubit, Giannis Alafouzos, ka bindur Benitez duke i ofruar plot 4 milionë euro në sezon.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




