Rafting në ujërat e Shkumbinit, lumi i përshtatshëm për të gjitha grupmoshat, guidat të trajnuara

Një sport që po praktikohet gjithmonë e më shumë në lumin Shkumbin është ai i rafting. Jo vetëm vendasit por edhe turistët që vizitojnë Elbasanin, nuk lënë pa e shijuar këtë aktivitet plot adrenalinë.
“Jam kaq e emocionuar. Është e para herë që unë bëj rafting. Ishte pak e lodhshme dhe e vështirë, por na mësuan si ta përballojmë si profesionistë. E shijova shumë”, shprehet një turiste.
Rrezikshmëria në lumin Shkumbin është zero, ndaj dhe është i përshtatshëm për çdo moshë. Guidat janë të trajnuara nga Federata Shqiptare e Rafting, dhe për të përballuar kërkesat në rritje po marrin statusin e trajnerit edhe të rinj nga Elbasani:
Pas raftingut në kanionet e Osumit, ushtrimi i këtij sporti po bëhet prej 3 vitesh edhe në ujërat e lumit Shkumbin.
RTSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




