Rakitiç zbulon të ardhmen e Modric: Do të qëndrojë te Milani, mund të luajë edhe për 2-3 vite të tjera

Futboll Bota | 8 muaj më parë

Brenda pak javësh, Luka Modriç do ta informojë zyrtarisht Milanin për planet e tij të ardhshme. Ish-shoku i tij i ekipit në kombëtare dhe miku i tij i ngushtë, Ivan Rakitic, zbuloi: “Po sikur Modriç të luajë edhe një vit me Milanin? Vetëm një? Nga pikëpamja ime, ai mund të qëndrojë për të paktën dy ose tre sezone të tjera”, tha 37-vjeçari.

Modriç është tre vjet më i madh se ti, a nuk të prek fakti që e sheh ende duke luajtur?

“Sinqerisht, jo, sepse Luka është ndryshe nga të gjithë të tjerët. Ai ka një pasion të jashtëzakonshëm dhe fizikisht ende duket i ri”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme