Rama feston 62-vjetorin, poston foto me simbolin e flamingos: Urrejtësit besnikë janë prova që nuk po jeton kot

Aktualitet | 4 muaj më parë

Kryeministri Edi Rama feston këtë të shtunë ditëlindjen e tij të 62-të. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka falënderuar të gjithë ata që i kanë përcjellë mesazhe urimesh, duke theksuar se është e pamundur t’u përgjigjet të gjithëve.

“Faleminderit për urimet e panumërta për ditëlindjen, e pamundur t’u përgjigjem të gjithave e prandaj po jua përcjell këtu falënderimin, bashkë me ndjesën e mospërgjigjes në telefon”, shkruan Rama.

Në sy bie edhe fotoja e publikuar prej tij, e gjeneruar me inteligjencë artificiale, ku shfaqet silueta e kryeministrit pranë një flamingo. simbol që prej javësh është përdorur në protesta.

Rama shtoi se krahas urimeve nuk mungojnë as kritikat.

“E me këtë rast faleminderit edhe për sharjet që nuk do të mungojnë më poshtë, sepse urrejtësit besnikë janë prova më e sigurt që nuk po jeton kot”, thekson kreu i qeverisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme