Rama fton shqiptarët në tubim masiv në Tiranë: “Drejtësi për Çlirimtarët” e UÇK-së

Kryeministri Edi Rama i është bashkuar thirrjes së organizatorëve për një tubim mbarëkombëtar në Tiranë, me qëllim kërkesën për drejtësi për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po gjykohen në Gjykatën e Hagës.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Rama e ka bërë publike ftesën-thirrje, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes masive.
“Me kënaqësi dhe i nderuar t’u bindem organizatorëve për ta postuar këtë ftesë-thirrje… LIRIA KA EMËR,” shkroi Rama.
Tubimi është planifikuar të zhvillohet këtë të premte, më 17 tetor, në orën 17:00, në Tiranë.
Mesazhi i Ramës është një thirrje për unitet kombëtar, duke ftuar qytetarët nga të gjitha trevat shqiptare:
“Nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, diaspora e çdo cep i trojeve shqiptare — mijëra zemra do të bashkohen këtë të premte, më 17 tetor, ora 17:00, për të kërkuar njëzëri DREJTËSI PËR ÇLIRIMTARËT.”
Kjo nismë vjen si shprehje e solidaritetit me ish-udhëheqësit e UÇK-së, të cilët janë duke u përballur me akuzat për krime lufte në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




