Rama i delegon interpelancën Koçiut, Shehaj kërkon heqjen nga rendi i ditës, Kuvendi e rrëzon

Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e kreut të partisë “Mundësia”, Agron Shehaj për heqjen nga rendi i ditës së interpelancës me Kryeministrin Edi Rama.
28 vota pro dhe 77 kundër mori kërkesa e Shehajt. Ky i fundit kishte depozituar në Kuvend kërkesën për interpelancë me kryeministrin, por ky i fundit nuk ka qenë i pranishëm në seancë, duke ia deleguar të drejtën e fjalën Ministres së Punëve të Brendshme Albana Koçiut.
“Kam kërkuar interpelancë me kryeministrin Rama dhe jo me ministren e brendshme. Nuk është parashikuar asgjëkund në Rregullore, që Kryeministri mund të shmangë interpelancën“, deklaroi Shehaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




