Rama inspekton punimet në shkollën “Edith Durham”: Godina e 48 arsimore e Tiranës Europiane
Kryeministri Edi Rama inspektoi këtë të shtunë kantierin e punimeve në shkollën “Edith Durham” së bashku me kryetaren e deleguar të Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani.
Teksa kryeministri Rama komplimentoi punonjësit e ndërtimit për punimet mbresëlenëse deri tani, u shpreh se kjo është “godina e 48 arsimore e Tiranës Europiane, që do të ketë kushte dhe standarde bashkëkohore.
“Sapo u bëra një kompliment këtyre se kanë bërë një punë të pabesueshme me betonin, nivel i lartë shumë. Këtu paskeni punuar shkëlqyeshëm këtu lart. Është një lloj pune me beton që është spektakolare. Shumë pastër. Është ambicioze shumë. Keni bërë një punë fantastike. Është shumë impresionuese.” – iu drejtua ai ndërtuesve.
Nga ana e saj Ristani deklaroi se shkolla pritet të bëhet funksionale më 15 shtator të këtij viti.
“Shkolla ‘’Edith Durham’’, një nga shkollat më krenari e kryeqytetit, e hapur që në 1945, me rikontruksion në 2003 dhe që atëherë nuk ishte prekur shtesa sepse ka pasur shumë kërkesa. Kapaciteti i nxënësve këtu ka qenë shumë i madh, nga 36 nxënës me dy turne. Ajo që bëjmë është që po rindërtohet e gjitha që nga kati -0 që do funksionojë për shërbimet teknike, deri tek 3 nivele, ku kapaciteti i klasave dyfishohet për të njëjtët numër nxnësish, por shmanget tërësisht turni i dytë. Kjo shkollë funksionoi edhe si rezervë për gjithë rikonstruksionin e “Emin Durakut’’ këtu afër. Ajo që do të ndodhë është që këtu jemi në dy objektet e para, dhe pastaj do të vijojmë me objektin e tretë që do të krijojë gjithë këtë harkun që ju shikoni. Ajo që është e re, megjithëse numri i nxënësve nuk do të shtohet po të gjithë do të jenë në një turn.” – shpjegoi kryetarja e deleguar e Bashkisë Anuela Ristani – duke iu referuar projektit të shkollës, të ekspozuar në hyrje të kantierit.
Nga një godinë me dy kate, shkolla e re do të ndërtohet me katër kate, njëri prej të cilëve nëntokë dhe do të shërbejë për të mbajtur bazën materiale, pa ngushtuar hapësirat për fëmijët.
Tre katet e tjera të godinës do të jenë të aksesueshme përmes ashensorit, duke lehtësuar edhe lëvizjen për fëmijët me aftësi të veçanta.
Një tjetër hapësirë e rëndësishme e shkollës së re, do të jetë edhe palestra, e cila mund të përdoret edhe nga banorët i Njësisë 5.
Ndërtim i shkollës 9- vjeçare do të plotësojë jo vetëm ambientet e mësim dhënies, por do të përmirësojë ambientet sportive dhe nuk do ketë më mësim pasdite.
Shkolla pas rikonstruktimit do të ketë një sipërfaqe të dyfishuar, prej 6 mijë metrash katrorë, si dhe 36 klasa të ndryshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




