Rama mbledh drejtuesit e Tiranës, në fokus drejtimi i punëve në kryeqytet

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në takim drejtuesit e Bashkisë Tiranë, drejtuesit e njësive si dhe deputetët e Tiranës, ku në foks të saj ka qenë pikërisht drejtimi i punëve në kryeqytet.
Gazetarja e RTSH, Denada Shkodrani, bëri të ditur se gjatë këtij muaji priten ndryshime të tjera në drejtimin e institucioneve që varen nga qeveria shqiptare.
Sipas saj, prej më shumë se një viti Bashkia e Tiranës drejtohet nga zv/kryetarja, çka e ka detyruar kryeministrin që herë pas here të zhvillojë takime informuese lidhur me ecurinë dhe administrimin e punëve në kryeqytet.
“Parashikohet se gjatë këtij muaji të ketë ndryshime edhe të drejtuesve të tjerë në institucionet që varen nga qeveria shqiptare. Prej më shumë se një viti Bashkia e Tiranës drejtohet nga zv. Kryetarja dhe kjo e ka detyruar kryeministrin që herë pas here të mbaj takime informuese”, tha gazetarja.
Ndër të tjera, gazetarja foli edhe për Samitin e NATO që do të mbahet në Shqipëri, për herë të parë në një vend të Ballkanit Perëndimor.
Përgatitjet për Samitin e NATO-s që do të zhvillohet në vitin 2027 në Tiranë kanë nisur tashmë, në koordinim me një ekip të posaçëm, jo vetëm në fushën e sigurisë, por edhe të logjistikës së Aleancës. Pritet që në vitin 2027 Shqipëria të mirëpresë liderë botërorë, përfshirë edhe Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Për herë të parë do të jetë një Samit NATO që do të mbahet në një vend të Ballkanit Perëndimor në një vend anëtar në NATO që është Shqipëria që prej vitit 2009 këto janë përgatitjet për samitin e NATOS që do të jetë në vitin 2027 në Tiranë dhe kanë nisur në një koordinim me një ekip të posaçëm jo vetëm nga siguria por edhe nga logjistika e NATO-s. Pritet që në 2027 Shqipëria të mirëpres liderët botëror sikurse është dhe presidenti i SHBA”, tha gazetarja.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




