Rama në Devoll: 673 mln euro të investuara për qarkun e Korçës. Zgjedhja më 11 maj, e qartë

Në një takim me qytetarët në Devoll, kryeministri Edi Rama, njëherazi edhe kreu i Partisë Socialiste, ka treguar me shifra investimet e kryera nga qeveria në qarkun e Korçës. Sipas kryeministrit janë 673 mln euro të shpenzuara për Korçën, të investuara në infrastrukturë, ujësjellës kanalizimet, kulturë e bujqësi.
“Infrastruktura rrugore në qarkun e Korçës, kjo është shumë e rëndësishme, ka akoma probleme, por janë 325 km të investuara dhe 163 projekte, 324 mln euro kemi investuar për qarkun e Korçës, për gjithë çfarë ka rrugë të brendshme. Te rigjenerimi urban, është një numër shumë i madh projektesh, 34.6 mln euro. Investimet për truizëm dhe mjedis, 40 mln euro ka investuar kjo shumicë qeverisëse. Te ujësjellës kanalizimet, ka akoma problematika por ama 100 projekte kemi bërë në qarkun e Korçës. Infrastruktura energjetike jemi në 31 mln euro për 65 projekte. Mbështetja në bujqësi, 55 mln euro. Te kultura, 20.3 mln euro për kulturë, qeveritë e mëparshme nuk i kanë harxhuar për buxhetin kombëtar. Te qendrat shëndetësore jemi në 18 mln euro për 18 projekte. Kontributi i përgjithshëm i qeverisë 673 mln euro për qarkun e Korçës”, tha Rama.
Sipas kryesocialistit, zgjedhja për qytetarët në Devoll është e qartë, teksa theksoi edhe njëherë rëndësinë e zgjedhjeve të 11 majit, sipas tij, për integrimin e vendit në BE.
“Për mua devollinjtë kanë një zgjedhje shumë të qartë, midis një grupi rrugaçësh, ku kryerrugaçi sot është në burg për rrahje, ndërkohë që kryerrahësi nuk është në burg se është deputet dhe midis të gjithë këtyre deputetëve që ne ja afrojmë Korçës dhe të gjithë, midis një kënete që është turp kombëtar dhe Shqipërisë në BE. Do i japim fëmijëve tanë një dhuratë që prindërit tanë nuk na e dhanë dot, që gjyshërit tanë nuk na e dhanë dot dhe ne fati na e ka sjellë me një votë të bashkohemi, të mbyllim negociata dhe kjo gjeneratë”, u shpreh Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



