Rama në podcastin “Flasim”: Në Shqipërinë 2030 do të kemi një infrastrukturë të re për drejtësinë
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar gjatë episodit të radhës të podcastit të tij “Flasim” se qeveria ka vendosur të marrë përsipër ndërtimin dhe transformimin e infrastrukturës së sistemit të drejtësisë.
“Kam vënë re me keqardhje që vetëqeverisja e sistemit të drejtësisë, për shkak të pavarësisë së plotë, ndër ato të çalat e veta, ka edhe po themi dobësinë e madhe në administrimin e infrastrukturës. Në Shqipërinë 2030 do të kemi një infrastrukturë të re të godinave të drejtësisë, sepse nuk mund të vazhdojmë më me ngushtësira që përkthehen në një performancë që lë shumë për të dëshiruar”, tha Rama.
Kryeministri u ndal edhe te problematika e hapësirave publike të zaptuara në mënyrë të paligjshme. Ai theksoi se pastrimi i tyre nuk është një aksion i përkohshëm, por një “operacion kirurgjikal” që do të prekë çdo pjesë të organizimit urban, në Tiranë.
“Hapësirat publike vazhdojnë me pastrimin. Nuk është një aksion, por një operacion që do të vazhdojë në mënyrë kirurgjikale në çdo pjesë të organizimit urban të vendit, në çdo pjesë të organizimit urban të kryeqytetit. Do të pastrohet çdo pjesë e prekur nga këta çibanë të patolerueshëm, vendin e të cilëve do ta zërë një hapësirë e re bashkëjetese të komunitetit”, deklaroi Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




