Rama për Ditën e Grave dhe Vajzave në Shkencë: Nxënëset e “Dhaskal Todri”, model frymëzimi për të ardhmen

Aktualitet | 9 muaj më parë

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur Ditën Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë me një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, duke vlerësuar angazhimin në fushën e shkencës dhe inovacionit.

Në postimin e tij, Rama ka sjellë si shembull frymëzues nxënëset e gjimnazit “Dhaskal Todri”, të cilat po përgatiten për Festivalin e Shkencës, një nismë që zhvillohet për herë të parë në shkollat shqiptare. Ai theksoi rëndësinë e mbështetjes së vajzave në shkencë dhe promovimin e modeleve pozitive në arsim dhe kërkim shkencor.

“Mirëmëngjesi dhe në Ditën Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë, me shembullin frymëzues të nxënëseve të gjimnazit “Dhaskal Todri” që po përgatiten për Festivalin e Shkencës, një nismë e cila zhvillohet për herë të parë në shkollat tona, të mbështetura nga një tjetër grua e suksesshme në kërkimin dhe prodhimin e produkteve medicinale e kozmetike bio-organike, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme