Rama publikon pamje nga punimet në rrugën Fier–Fratar: Investim kyç për zhvillimin e zonës

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar në rrjetin social Facebook pamje nga punimet në aksin rrugor Fier–Kthesa e Patosit–Fratar.
Sipas Ramës, ky segment prej 43.6 kilometrash konsiderohet një investim i rëndësishëm infrastrukturor, i cili pritet të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e qarkullimit në zonën e Mallakastrës.
“Mirëmëngjes dhe me punën që po vijon në rrugën Fier–Kthesa e Patosit–Fratar, një segment i rëndësishëm prej 43.6 km që sjell zhvillim të mëtejshëm për Mallakastrën, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




