Rama publikon pamje nga stërvitja e “Defender 25”: Një nga më të mëdhatë dhe më komplekset e dekadës së fundit në Europë dhe Afrikë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga stërvitja e “Defender 25”.
Përmes një postimi në faqen e tij në Facebok, Rama shprehet se kjo stërvitje ndërkombëtare, është një nga më të mëdhatë dhe më komplekset e dekadës së fundit në Europë dhe Afrikë.
Stërvitja në ujrat e vendit tonë po zhvillohet në udhëheqjen e Komandës Europiane të SHBA, në bashkëpunim me vendet aleate dhe partnere të NATO-s.
“Me Forcat e Armatosura që vijojnë stërvitjen “Defender 25”, stërvitja ndërkombëtare, një nga më të mëdhatë dhe më komplekset e dekadës së fundit në Europë dhe Afrikë, që zhvillohet nën udhëheqjen e Komandës Europiane të SHBA, në bashkëpunim të ngushtë me vendet aleate dhe partnere të NATO-s ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




